Aktivitetet qe “importojne†shtetas te huaj - Ndertimi ne vend te pare, ndiqet nga sherbimet
Rreth 3122 shtetas të huaj punojnë zyrtarisht në Shqipëri, ku 1705 janë të pajisur me leje pune dhe pjesa tjetër me vërtetim deklarimi për punësim.
Shifrat zyrtare të Shërbimit Kombëtar të Punësimit i referohen vitit 2017, ndërsa vijon të jetë i njëjti trend edhe për këtë vit. Por cilat janë aktivitetet ekonomike që importojnë punonjës të huaj më shumë? Referuar të dhënave, ndërtimi qëndron në vendin e parë të aktiviteteve, me 27 për qind, dhe në vendin e dytë renditet kategoria “aktivitete shërbimesh dhe të tjera”, ndërsa sektorët e tjetër zënë një përqindje shumë më të ulët.
Më pak shtetas të huaj në Shqipëri punësojnë aktivitetet profesionale, shkencore dhe teknike, me vetëm 2 për qind. Nga shifra totale e të huajve të punësuar në vendin tonë, 80 për qind prej tyre janë punëmarrës, 19 për qind të vetëpunësuar, dhe vetëm 1 për qind kanë statusin e investitorit. Pjesa më e madhe e lejeve janë në rajonin e Tiranës (rreth 41%), por ka edhe në rajonet Durrës (10 për qind e totalit), Vlorë dhe Fier 4%, etj./Scan